Transformoni menu-në tuaj në një përvojë digjitale moderne!
Klientët skanojnë QR-code nga tavolina dhe mund të:
Çdo porosi dhe thirrje dërgohet automatikisht në sistemin tuaj, me identifikim të saktë të tavolinës.
Transparencë për klientin. Kontroll i plotë për biznesin tuaj.
Provoje live – Kliko foton.

Përveç vetë-porosive nga tavolina, Hoxxes ofron Android POS (offline-ready) si zgjidhje kryesore për menaxhimin profesional të porosive.
Sistemi plotësohet nga Web POS dhe Mobile App, duke i mundësuar stafit të krijojë, ndryshojë dhe transferojë porosi shpejt, pa vonesa dhe pa gabime, ndërsa optimizon komunikimin me kuzhinën dhe rrit efikasitetin e biznesit.
Aplikacioni i personalizuar lejon klientët të porosisin me një klikim, direkt nga shtëpia, për Delivery ose Pickup. Thjeshtësia dhe shpejtësia e tij sigurojnë një përvojë të rehatshme dhe efikase çdo herë.
Gjithashtu, aplikacioni ju mban të informuar në kohë reale për statusin e porosisë, nga pranim-i deri te dërgimi.
Provoje live – Kliko foton.
Çdo biznes abonues Hoxxes merr automatikisht një linku webfaqeje personalizuar, i cili mund të integrohet direkt në faqen ekzistuese.
Përdoruesit mund të pranojnë porosi online drejtpërdrejt, duke shpejtuar procesin e shitjeve dhe duke ofruar një përvojë moderne për klientët.
Zgjidhja funksionon menjëherë dhe është e dizajnuar për efikasitet maksimal dhe integrim të thjeshtë me platformën softuerike Hoxxes.
Provoje live – Kliko foton.

Hoxxes ofron aplikacion kiosk Android të gatshëm për përdorim, si dhe mundësinë e furnizimit me kioska fizike të personalizuara për porosi.
Zgjidhja është e integruar plotësisht me platformën softuerike Hoxxes, funksionale menjëherë pas instalimit dhe e dizajnuar për të ofruar vetëshërbim të shpejtë, efikasitet operacional dhe përvojë moderne për klientët.

Përmirësoni efikasitetin e kuzhinës me një sistem të avancuar pa kabllo, plotësisht i integruar në aplikacionin tuaj. KDS shfaq menjëherë porositë në ekranin e kuzhinës, duke mundësuar komunikim të shpejtë dhe të saktë mes stafit dhe kuzhinës.
Me këtë teknologji, përshpejtoni procesin dhe menaxhoni porositë më mirë, duke rritur efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit.

Hoxxes ofron një modul të menaxhimit të stafit me funksionalitet Check-in dhe Check-out për regjistrimin e orarit të punës.
Punonjësit mund të lajmrohen dhe të dalin nga puna direkt nga aplikacioni, vetëm brenda rrezes së përcaktuar të biznesit (p.sh. 20m, 50m...), duke shmangur keqpërdorimet.
Zgjidhja regjistron automatikisht orën e hyrjes dhe daljes, duke siguruar evidencë të saktë dhe raportime të detajuara për menaxhimin e stafit.
Për të ndihmuar përdoruesit e HOXXES kemi krijuar
një qendër udhëzimesh sipas moduleve të sistemit.
Në këtë qendër mund të gjeni:
• Udhëzime për çdo modul të sistemit
• Konfigurimin e POS, KDS, kioskës dhe printerëve
• Menaxhimin e produkteve, stokut dhe raporteve
• Përdorimin e aplikacioneve Mobile, Delivery dhe Pickup
• Zgjidhje për problemet më të shpeshta
Materialet janë të organizuara sipas funksioneve
për ta gjetur informacionin më shpejt.
Provoje live – Kliko foton.
Për hir të transparencës dhe korrektësisë, çdo kërkesë apo problem që raportoni trajtohet përmes sistemit tonë të tiketave. Nga aty mund të ndiqni në kohë reale ecurinë e zgjidhjes, ndërsa çdo ndryshim i statusit ju njoftohet automatikisht me email — që të jeni gjithmonë të informuar, pa pasur nevojë ta kontrolloni vetë platformën.
Provoje live – Kliko foton.

Sistemi ynë mbështet printerë LAN, USB dhe fiskalë për printime automatike të faturave dhe porosive. Ky integrim ofron lidhje të shpejtë dhe efikase, duke garantuar menaxhim të saktë të transaksioneve dhe rritur produktivitetin në biznesin tuaj gastronomik.

Me sistemin tonë të digjitalizimit të menu-së, klientët shfletojnë opsionet e ushqimeve të organizuara në kategori dhe nënkategori, me çmime të përditësuara në kohë reale. Ky proces thjeshton porositë dhe eliminon gabimet, duke siguruar një shërbim më të shpejtë dhe më të saktë.

Mund të përcaktoni dhe menaxhoni ofertat ditore, javore, mujore digjitale për çdo kategori të menu-së tuaj. Krijoni oferta të personalizuara që ndryshojnë në kohë reale, duke ofruar një eksperiencë më fleksibël dhe tërheqëse për klientët tuaj.

Delivery & Pickup App ju mundëson të personalizoni platformën digjitale për të ofruar mundësinë e porosisë nga shtëpia, për Delivery ose Pickup. Kjo zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë e bën të lehtë për klientët të porosisin dhe të marrin ushqimin pa pritje, ndërsa ju siguron kontroll të plotë mbi njoftimet në kohë reale për procesin e porosisë.

Nëse biznesi juaj ka më shumë se një pikë, HOXXES mbështet menaxhimin përmes një HQ përmbledhës.
HQ ju mundëson raportim të konsoliduar, menaxhim individual për secilën pikë, si dhe menaxhim qendror të stokut për të gjitha pikat nga një vend i vetëm.
Kjo ju jep një pamje të qartë të performancës totale të biznesit dhe kontroll të plotë operacional.

Ju mund të gjeneroni pa kufizime QR code për secilën tavolinë, duke lejuar klientët të bëjnë porosi direkt në programin tuaj të shitjes. Çdo tavolinë identifikohet me saktësi për të siguruar që porosia të shkojë në vendin e duhur, duke përmirësuar shpejtësinë dhe saktësinë e shërbimit.

Me software-in tonë, mund të integrohet peshorja elektronike për të përcaktuar saktësisht peshën e produkteve, duke siguruar 100% saktësi në përcaktimin e çmimeve dhe sasive. Ky integrim automatizon procesin dhe eliminon mundësinë e gabimeve manuale, duke rritur efikasitetin dhe saktësinë në operacionet tuaja.

KDS App (Kitchen Display System) ofron një zgjidhje moderne për transmetimin e porosisë në kohë reale drejt kuzhinës pa përdorur kabllo. Ky sistem ndihmon për të përshpejtuar procesin e porosisë dhe për të përmirësuar saktësinë, duke eliminuar nevojën për mundim manual dhe duke siguruar një komunikim më efikas midis sallës dhe kuzhinës.

Barazimi automatik i turneve ofron një sistem të menaxhimit të angazhimeve për çdo përdorues, duke trajtuar çdo detyrë dhe orar në kohë reale. Ky sistem siguron që turnet të balancohen automatikisht, duke eliminuar gabimet dhe duke optimizuar shpërndarjen e punës në ekip.

Hoxxes ofron kontroll të plotë të arkës, duke ju mundësuar regjistrimin e çdo daljeje apo shpenzimi në kohë reale. Çdo pagesë ditore nga arka, përfshirë blerjet operative si limonë, portokalla ose shpenzime të tjera, regjistrohet me përshkrim të detajuar dhe përfshihet automatikisht në barazimin e turneve, duke siguruar transparencë dhe saktësi të plotë financiare.

Raportet mundësojnë gjenerimin dhe përpilimin e raporteve të ndryshme për menaxhimin e operacioneve dhe analizimin e performancës. Si dhe dërgimin automatik të raportit me email sipas përcaktimit (çdo ditë ose çdo muaj). Ky sistem i përditësuar automatikisht mundëson analizën e çdo lëvizjeje, duke ndihmuar në identifikimin e trendeve dhe optimizimin e strategjive të shitjes.

Stoku ofron mundësinë e paralajmërimit me email për mungesën e gjendjes së stokut, bazuar në nivelet e përcaktuara gjatë konfigurimit. Ky sistem ju mban të informuar për çdo produkt që është afër mbarimit, duke parandaluar mungesat dhe duke siguruar që kurrë të mos mbeteni pa produktet që kërkohen.

Back Office ofron mundësinë për të pasur qasje të plotë nga distanca në të dhënat e biznesit tuaj, duke ju lejuar të redaktoni dhe modifikoni çdo gjë në kohë reale, nga kudo dhe në çdo kohë. Me integrimin e serverëve AMAZON, të dhënat janë të sakta dhe të përditësuara në kohë reale, duke siguruar që informacionet janë gjithmonë të disponueshme dhe të besueshme për menaxhimin efikas të operacioneve.
Plotëso të dhënat më poshtë dhe ekipi ynë do t’ju dërgojë menjëherë qasjen në versionin demo.
Ne përdorim cookies për të analizuar trafikun e faqes në internet dhe për të optimizuar përvojën tuaj të faqes në internet. Duke pranuar përdorimin tonë të cookies, të dhënat tuaja do të grumbullohen me të gjitha të dhënat e tjera të përdoruesit.